Brenda garderobave magjike të yjeve. Miliona dollarë të varura në rafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian tregoi së fundmi, një pjesë të garderobës së saj marramendëse, dhjetëra metra katrorë, të stiluar me klas, e të tejmbushur, siç duket në fotot në Instagram. Por ajo nuk është e vetmja. Të famshmet dhe të pasurat shumë shpesh publikojnë në rrjetet sociale, foto dhe pamje të garderobës së tyre, ku spikasin këpucë, çanta e veshje të firmave të njohura, secila prej tyre me vlerë qindra e mijëra dollarë.

Ashtu siç janë veshjet, ashtu janë edhe garderobat e tyre, me stil dhe ngjyra të ndryshme. Duke e nisur nga Khloe Kardashian, dhoma e veshjeve dhe e palestrës janë të tejmbushura. Një dhomë e saj i dedikohet parukeve dhe ekstejshënave të gjatësive, formave e ngjyrave të ndryshme.

Një pjesë tjetër e garderobës i dedikohet vetëm veshjeve të sportit, duke nisur nga dhjetëra atlete të ngjyrave e formave të ndryshme. Garderoba e këngëtares Mariah Carey është ashtu si vetë këngëtarja, ndriçuese, e gjitha në ngjyrë ari dhe kristali. Ajo cka bie menjëherë në sy është numri i jashtëzakonshëm i këpucëve e sandaleve, të të gjitha ngjyrave formave e lartësive të ndryshme. Garderoba e Paris Hilton është një magji trubulluese.

Ashtu si vetë artistja, këngëtarja, aktorja e modelja bukuroshe, edhe garderoba e saj është ekstravagante dhe e tejmbushur. Garderoba e aktores Jenna Deëan është e thjeshtë dhe moderne në të njëjtën kohë por mbi të gjitha e rregullt, ku çdo gjë është në vendin e vet.

Catherine Zeta Jones nuk ngurron asnjëherë të tregojë në garderobë, koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këpucëve. Por ajo çka spikat janë ngjyrat e kuqe, blu, rozë dhe të verdhë. Garderoba e Jennifer Lopez është një kat i tëri në vilën e saj.

Hapësira është sa një kat në një qendër tregtare, ku çdo cep është i mbushur me veshje luksoze, këpucë e çanta po ashtu, ku asnjëra prej tyre nuk ka vlerë nën 1 mijë dollarë. Garderoba e Amanda Holden është e stiluar në mënyrë profesionale.

Lexo edhe :  Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

Prezantuesja e famshme televizive sapo e ka rinovuar garderobën e saj dhe fansat janë mahnitur nga rregulli. Një seksion i dedikohet tërësisht këpucëve, njëra çantave dhe tjetra veshjeve, të varura e të ndara sipas ngjyrave./fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV