“Kur të nisin punimet tek teatri do ketë luftë e përplasje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivisti Ervin Goci tha sot se nëse Teatri u shemb për 15 minuta, do duhet shumë për të ndërtuar të riun, e gjatë gjithë kësaj kohe në atë shesh do të ketë përplasje.

Goci tha se në momentin e shembjes ai bashkë me shtatë persona të tjerë kanë qenë brenda në teatër, dhe nxituan me urgjencë për të dalë.

Pedagogu Goci tha se policia veproi në mënyrë kriminale, duke hyrë në teatër me armë ndërkohë që karikimi i automatikëve dëgjohej brenda në teatër.

“Sot u mblodhëm këtu me urgjencë pasi kanë filluar shpimet në tokë, rrethimi i perimetrit. Edhe pse nuk janë shumë persona, janë mjaftueshëm për një orë. Ne jemi këtu që të mos lejojmë nisjen e punimeve.

Edhe me versionin kinez, duan të paktën 6 muaj ta ndërtojnë. 6 muaj do ketë luftë do ketë betejë këtu. I bëj thirrje prokurorisë dhe SPAK që të mos bëjë hetime me letra, por të vijnë këtu të bëjnë hetime në vendin e krimit.

Me letra ata e dinë se kush janë përgjegjësit. Ne do ruajmë territorin se ajo vazhdon të mbetet pronë publike, nuk do ndëtohet absolutisht asgjë. Këtu nuk është çështja se kush është më i forti. Është rrëmbyer një godinë publike.

Janë terrorizuar njerëzit. Është shembur teatri me njerëz brenda. Policët kanë hyrë me armë automatike, në një vend ku kishin hyrë forca të tjera dhe e dinin që s’kishte rrezik.

Armët karikoheshin dhe dëgjoheshin zhurmat e karikimit në teatër. Kur u shemb teatri unë isha brenda, bashkë me të tjerë dhe dolëm me urgjencë sepse dëgjuam goditje.

Është bërë një lëvizje e kronometruar nga njerëz kriminelë. Ata kanë qenë njerëz pa numra identifikimi, që mund të ishin militantë ose njerëz të paguar nga kompani private, por unë jam i sigurt që ai nuk ishte një operacion policor, por kriminal”, tha Goci.

Të fundit

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Lajme të tjera

Web TV