Lëkundje tërmeti ndihen sërish në Shqipëri, ja epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier në afërsi të qytetit të Durrësit.

Sipas websaitit të njohur të tërmeteve, Emsc, tërmeti ka ndodhur në orën 10:18 me një magnitutë 3.2 i shkallës rihter dhe me një thellësi prej 2 kilometër, gjë që ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe nga qytetarët e Tiranës.

Epiqendra ka qenë në Hamallaj në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometër larg kryeqytetit të Tiranës./Fjala.al/R.G