Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në Unazën e Re afër Saukut.
Mësohet se një automjet tip “Peugeout” ka aksidentuar dy të rinj që po udhëtonin me biçikletë.
Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spital.