“Përgjithmonë Mamica”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrallë të ndodh të flasësh në telefon për herë të parë me dikë  dhe të marrësh energji pozitive.  Kështu ndodhi me Adivijen. Zërin e kishte të pastër, me një diksion të qartë  dhe  tepër e gatshme për të  më dhënë një intervistë, veçse me një kusht: Kur të ngrohej edhe pak koha.

Ditët e ngrohta të shkurtit  na e mundësuan këtë takim. E dallova menjëherë nga ecja, nga qëndrimi dhe nga veshja.  Mbajtja e trupit drejt, hapat e hedhur ritmikisht në një mënyrë të sigurt, koka që nuk ulej poshtë për asnjë moment, e të gjitha këtyre detajeve ua shtonte elegancën një peliçe e zezë e hedhur krahëve.

Më përshëndeti miqësisht, a thua se kishim kohë që njiheshim…

Nga vallet, tek filmi i Skënderbeut, nga  fama e Kanës tek fushat me  baltë të Beratit.  Një jetë më lëkundje të forta për një grua që nga të gjithë mbahet  mend ndoshta me një emër: Mamica.

Adivije Alibali është gruaja që do të luante rolin e saj të vetëm por të spikatur në kinematografinë shqiptare, atë të motrës së Skënderbeut në filmin ruso-shqiptar me po të njëjtin emër.

Por jeta e Adivijes nuk është vetëm kaq.  Një nga femrat e para shqiptare që  hipi në skenë për të vallëzuar.. Fillimisht si amatore pranë teatrit popullor dhe më pas si profesioniste në Filarmoninë e shtetit.

Vrullin e papërmbajtur të Adivijes nuk mund ta frenonin as peripecitë që do kalonte në jetë.Ajo kishte lindur në një familje të formuar, me baza të forta fetare muslimane por aspak konservatore. I ati i Adivijes mundi t’i kapërcente komplekset konservatore dhe e la të lirë Adivijen në krahët e artit.  Brenda një kohe të shkurtër Adivija do e rendiste veten ndër këcimtaret më të shquara të kohës.

Ajo dukej e lindur për vallen popullore por edhe ato  lirike nuk mbeteshin pas.

Megjithatë, angazhimi në kinematografiishte i papritur për të.  Mamica e Skënderbeut në filmin ruso-shqiptar do i besohej vajzës së skenës që armë të fortë  kishte plastikën e trupt.  Adivija e pasqyronte më së miri femrën shqiptare,  të bukur dhe delikate në përditshmëri që forcën e karakterit e tregoi në fushën e betejës.

Filmi “Skënderbeu” mori famën që meritone ndërsa kritikë të njohur të kohës si Polevoj dhe Kivicki nuk lanë pa përmendur emrin e Adivije Alibalit. Shkrimtari francez Rene de Juvenel, ndër të tjera shkruan:  “Alibali është më e njohur jashtë sesa brenda vendit të saj”.

Adivijes do i kishte mjaftuar edhe ajo pak famë që  mund t’i jepte Shqipëria ,  mjaft që të mos kalonte të gjitha peripecitë që do vinin më pas.

Ishte viti 1975 kur teksa  ishte e martuar dhe nënë e dy djemve, jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Në atë shkresë zyrtare, shkruhej:

“ Nr 291, datë05.07.1975. Drejtorii teatrit të Operas dhe Baletit njofton shoqen Adivije Alibali dhe për diejni financën se i pret marrëdhëniet me këtëinstitucion.Vendi i ri i punës do të jetë ndërmarja bujqësore “Gjergj Dimitrov”.

Adivija e sëmurë paraqitet me raport te puna e caktuar  por nuk mundi të fillojë pasi  sëmundja nga e cila  vuante nuk mund ta lejonte të niste punën e re dhe të rëndë.

Më pas gjërat vijuan  të marrin të tatëpjetën. Po në atë vit, së bashku me familjen e saj, Adivija bie viktimë e intrigave politike dhe domosdoshmërisht e luftës së klasave.

Së bashku me familjen ajo internohet  ndërsa pelegrinazhi i vuajtjeve do të ndalonte vrullin në tre fshatra të humbur:  Nga Labova e vogël në Gjirokastër,  në Kutalli të Beratit për tu ndalur në Sheqëz po të Beratit ku jetoi deri në ardhjen e demokracisë.

Lexo edhe :  Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

“Skenat e teatrit dhe baletit i spërkata me djersë ndërsa fushat e fshatrave ku kalova internimin ispërkata me lot”, – tregon dhimbshëm Adivija, kur shumë gjëra kanë mbetur veçse kujtime.

Një nga këto kujtime nis ta rrëfejë me sy të përlotur, dhe zërin që dridhet.

“Në fshatin ku isha e internuar,në Kutalli po shfaqej filmi Skënderbeu. Fillova të qaja pa vetëdije, sepse më kujtohej cdo skenë dhe moment nga ai film. Më kujtohej vetja në majat e larta të artit dhe tani në fshatrat e thella të Shqipërisë. Një djalë i vogël më shikon, më afrohet dhe më pyet: ‘Teta Adivije, ty të kanë sjellë këtu sepse ke vrarë shumë turq?”

Mamica jonë rrëfen se kulmi i dhimbjes shpirtërore ishte biseda me një plak në fshatin ku ishte internuar.

“Isha duke larë rrobat në burim, dhe ndërkohë më kishte zënë një ngashërim, sa nuk mund të pushoja dot. Aty pranë, një plak që po më dëgjonte, më tha: mos qaj moj bijë, e shikon këtë portokallin se si rrotullohet?  Edhe jeta kështu është, si ky portokall. Kohët do ndryshojnë, edhe jeta jote do ndryshojë.”

Sot,  Adivija vazhdon jetën e saj mes Shqipërisë dhe Amerikës, mes Tiranës dhe Bostonit.

Atje, përtej oqeanit Adivija ka djalin e saj, Agronin, pedagog në Universitetin e Harwardit, ndërsa këtu  jeton me djalin tjetër Ilirin, nusen dhe mbesën 18 vjeçare.

Kur është larg prej Agronit, Adivija i kalon ditët duke folur në Skype me të birin. “Nga malli i madh ndodh që bisedat mund të zgjasin me orë të tëra”,- rrëfen Adivija.

Edhe pse ka kaluar mbi gjysmë shekulli nga koha kur Adivija luante rolin e saj në sheshet e xhirimit, duket se të gjithë e njohin dhe e respektojnë.

“Kanë kaluar 68 vjet dhe kudo në çdo autobus, më lirojnë vendin dhe më thonë:  ‘Mamica, hajde ulu’. Edhe në rrugë më përshëndesin.”

Dashurinë për kërcimin Adivija duket se nuk e ka humbur edhe në këtë moshë.  “Unë kërcej akoma, në sebepe familjare kërcej gjithmonë valle”, – tregon ajo.

Megjithatë Adivija e ka një merak:  “Mbesës sime nuk i pëlqen të kërcejë. Nuk më ka ngjarë mua.”

Vuajtjet dhe mosha nuk ia kanë kursyer Adivijes sëmundjet. “ Duhet të vizitohem patjetër” është fraza që shpesh herë e përsërit. “Kollitem gjatë gjithë natës, dhe nuk mund të marr dot frymë lirisht”, – vazhdon ankesën Adivija.  “Nga veshkat kam pasur gjithmonë probleme, jam vizituar dhe në Amerikë. Mdje mbaj mend një doktor grek i cili më kushtoi vëmendje maksimale kur isha e shtruar atje.”

Për  “manjaken e pastërtisë”  mosha nuk është justifikim për të mos bërë punë shtëpie. “Më ka mbetur fiksim që nga internimi, dezinfektoja çdo gjë me acid, gëlqere dhe çfarë të mundesha sepse nuk e duroja dot atë ambient të pajetueshëm.”

Dashurinë për artin dhe të bukurën duket se nuk ja kanë shkëputur dot kësaj gruaje e cila flet me pasion për rininë, dashurinë, dhe mbi të gjitha për vallëzimin. “Mamica” e Skënderbeut arriti t’ia dalë betejës me komunizmin edhe pse plagët e shpirtit nuk mund t’i njohin shërim…

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV