Shfrytëzonte një vajzë për prostitutë, kapet një person i rrezikshëm në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Waiting”, ka vënë në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 dhe hetimeve disa mujore është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet

Ardian Mukaj (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

39-vjeçari shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, të dyshuarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M./b.b/fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/885342688613321/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV