Të dehur, të zhveshur e të shtrirë në rrugë/ Të rinjtë britanikë shkaktojnë kaos në Malaga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malaga përfshihet në një kaos të vërtetë, teksa kjo fundjavë ka rikthyer mijëra qytetarë në rrugë, falë rihapjes së bareve, restoranteve dhe klubeve të natës. Kështu ka ndodhur edhe në një nga zonat më të populluara si “Paseo de Pedregalejo”.

E gjithë zona pushtuar nga qytetarë, kryesisht të rinj, që kanë qëndruar jashtë deri në orët e para të mëngjesit, duke rikthyer pas 3 muajsh, zhurmën në rrugët e qytetit, por jo vetëm kaq raporton The Sun.

Edhe pse kanë thyer rregullat e karantinës, duke qëndruar jashtë përtej orarit të lejuar, dhjetëra vetë janë parë në rrugë të dehur, të përqafuar, të zhveshur e madje edhe të shtrirë në tokë.

Nuk ka munguar kjo, por ka pasur edhe zënka mes grupeve, në pije e sipër. Të rinjtë janë fotografuar të dehur në rrugë, duke vjellë madje edhe urinuar. Pjesa më e madhe e të rinjve ishin britanikë, të cilët në rrugët e Londrës, të tilla skena i kanë të përjavshme.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lajme të tjera

Web TV