Në një prononcim për gazetarët kreu i opozitës u shpreh se Rama po pengon reformën zgjedhore dhe integrimin evropian të vendit. Basha shtoi se tryeza e reformës zgjedhore nuk është braktisur, por është bojkotuar vetëm në datë 18 pasi po dhunoheshin qytetarët dhe aktivistët.
“Të gjithë e kanë parë shqiptarët dhe të huaj këtë klan mafioz që të pengojë reformën zgjedhor edhe integrimin evropian të vendin. Do ta mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike. Opozita është e bashkuar që t’i japë shqiptarëve një votë plebishitare për të larguar këtë qeveri. Kjo është vënia e drejtësisë popullore për nga një kryeministër që sillet si bandit. Që t’ia mohojmë Ramës këtë plan diabolik dhe dinak, dhe të angazhohemi në procesin e kodit zgjedhor. Autori i këtij krimi ka dalë zbuluar”, tha Basha.
Më tej ai shtopi se, “Mbledhja e 18 majit është bojkotuar se qytetarët dhe aktivistët po rriheshin në rrugë. Po luan ai që hodhi në erë Teatri dhe reformën zgjedhore dhe procesin e integrimit. Presidenti ia kam dhënë përgjigje. I kemi thënë që opozita ka vetëm një detyrë dhe po e bën mirë ndërsa mazhorancë ka 14 detyra të tjera. Te tryeza e reformë zgjedhore kemi vetëm një qëllim, që të largohet Rama një orë e më parë”.
Nga ana e saj, ambasadorja e ShBA në vendin tonë Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme”, shkruan në twitter, ambasadorja Kim./b.b/fjala.al