Nga reforma zgjedhore tek tërheqja e paketës anti-shpifje, zbardhet drafti me 14 pika që Meta iu prezantoi ambasadorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet drafti që presidenti Meta i ka paraqitur opozitës jashtëparlamentare gjatë takimit të djeshëm. Në draft janë 14 pika ku ajo që vihet re është kërkimi i një ngritje të Këshilli Politik, që do të vendos jo vetëm për ndryshimet në reforma gjyqësore por dhe zgjedhjen e një kryenegociatori në lidhje me integrimin e vendit në BE.

Me Këshillin Politik njësoj si ai i ngritur për reformën zgjedhore, Presidenti Meta kërkon t’i heq të drejtat për të vendosur parlamenti dhe mazhorancës qeverisëse dhe gjithçka të vendoset në një tryezë politike mes partive. Vetëm në këtë mënyrë, thotë Meta, mund të sigurohet një proces më të besueshëm dhe më të shpejtë të integrimit evropian.

14 pikat e platformës të paraqitur nga Presidenti  Ilir Meta dje:

1-Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4-Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

Lexo edhe :  Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

5-Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6-Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7-Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8-Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9-Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10-Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11-Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

 

12-Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13-Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14-Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit./b.b/Fjala.al

Të fundit

Vala ekstreme e të nxehtit ‘mbyt’ Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa...

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Lajme të tjera

Web TV