Banka e Shqipërisë: Ligji nuk na kufizon në caktimin e interesave dhe penaliteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë merr në analizë interesat e lartë, pritet ndryshimi i rregullores

Banka e Shqipërisë po u kushton vëmendje të veçantë çmimeve të aplikuara nga subjekte të caktuara të institucioneve financiare jobankare në vend. Banka ka ndërmarrë një proces që synon analizimin e këtij fenomeni dhe, nëse vlerësohet e arsyetueshme, adresimin e tij nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore apo rregullative.

Ky fakt bëhet i ditur në një përgjigje zyrtare që Banka e Shqipërisë i kthen gazetës “Fjala” në lidhje me shqetësimin e ngritur nga konsumatorët për interesat e penalitetet shumë të larta që aplikojnë institucionet financiare jobankare në vend.

Në përgjigje thuhet se Banka e Shqipërisë është institucioni përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë. Sipas kuadrit ligjor, Banka e Shqipërisë nuk parashikon kufizime në lidhje me çmimet për normat e interesit dhe komisionet që mund të aplikohen nga institucionet bankare ose financiare.

Përgjigjet e Bankës së Shqipërisë

Si rregullohen me ligj këto institucione?

Banka e Shqipërisë është autoriteti përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë, dhe mbikëqyr veprimtarinë e tyre brenda kompetencave që i jep ligji “Për Bankën e Shqipërisë” dhe ligji “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.

Kush i monitoron?

Subjektet financiare jo banka të licencuara nga Banka e Shqipërisë, mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet inspektimeve në vend, si dhe analizave nga jashtë, në mënyrë që veprimtaria të ushtrohet në përputhje me dispozitat e kuadrit ligjor dhe rregullator mbikëqyrës në fuqi dhe ka për objektiv vlerësimin nëse subjekti ka ndjekur standardet dhe politikat e vendosura nga Banka e Shqipërisë. Nga ekzaminimet e kryera, vlerësohet se subjektet përgjithësisht kanë plotësuar kërkesat për transparencën ndaj klientëve dhe kushtet e punës në fuqi.

Mbi cilat kritere vendosen komisionet?

Kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi i Bankës së Shqipërisë nuk parashikon kufizime në lidhje me çmimet për normat e interesit dhe komisionet që mund të aplikohen nga institucionet bankare/financiare. Në rregulloren nr. 59, të vitit 2008 “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, të ndryshuar, Banka e Shqipërisë përcakton se subjektet duhet të hartojnë dhe miratojnë, sipas mënyrave të parashikuara në rregulloret e tyre të brendshme metodën/politikën e llogaritjes së normave të interesit dhe të komisioneve për produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë. Metodologjitë e përdorura nga subjektet për vendosjen e nivelit të komisioneve dhe interesave, bazohen në vlerësimin e kostove për shitjen dhe mirëmbajtjen e produkteve, te studimi i tregut dhe konkurrenca në treg.  Gjatë procesit të mbikëqyrjes në vend të subjekteve, Banka e Shqipërisë kryen vlerësimin e nivelit të zbatueshmërisë nga subjektet të kuadrit rregullator në fuqi, duke vlerësuar kontratat e hartuara për produktet dhe shërbimet që ofron, si ato tip, edhe ato të nënshkruara nga palët, prezencën dhe zbatueshmërinë e metodologjisë/politikës së miratuar për llogaritjen e normave të interesit dhe komisioneve që aplikon, publikimit të kushteve të punës dhe normave të interesit në ambientet e tyre të punës dhe faqen zyrtare të internetit, njoftimin e klientëve në momentin e ndryshimit të normave të interesit etj. Klientët e këtyre subjekteve gëzojnë të drejta për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe të drejtat për t’u informuar. Nga verifikimet e kryera, rezulton se subjektet e mikrokredisë i kanë zbatuar rregullat e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë në lidhje me informimin e klientit dhe publikimin e informacionit të nevojshëm, në mënyrë që konsumatori të marrë një vendim të informuar mbi kostot e produkteve. Krahasimi i kostove dhe analiza çmim/përfitim për produktet e zgjedhura mbetet një përgjegjësi e vetë konsumatorit, që duhet të konsiderohen me kujdes nga ana e konsumatorëve, përpara krijimit të një marrëdhënieje kontraktuale.

Lexo edhe :  A do të trondisë kriza e re në Lindjen e Mesme ekonominë botërore?

A mund të ndërhyjë banka për rregullimin e tyre?

Ashtu siç edhe përmendëm në pikën më lart, kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi i Bankës së Shqipërisë nuk parashikon kufizime në lidhje me çmimet për normat e interesit dhe komisionet që mund të aplikohen nga institucionet bankare/financiare. Megjithatë, përpos më lart, Banka e Shqipërisë po u kushton vëmendje të veçantë çmimeve të aplikuara nga subjekte të caktuara në krahasim me tregun, duke ndërmarrë një proces që synon analizimin e këtij fenomeni dhe, nëse vlerësohet e arsyetueshme, adresimin e tij nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore apo rregullative.

Të fundit

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Lajme të tjera

Web TV