Detaje të rralla/Artan Shkreli sjell kujtimet si e pa kampin e Qafës së Barit në 1988

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvndësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, inxhinier Artan Shkreli, por edhe një studiues i njohur, ka sjellë kujtimet e tij për një vend që është diskutuar shumë ditët e fundit. Bëhet fjalë për kampin famëkeq të Qafës së Barit në Pukë ku ishin të burgosurit politikë dhe që është i njohur për revoltën e 22 majit 1984.

Shkreli sjell një histori personale të vitit 1988 kur ka qendruar një javë në një kantier si inxhinier dhe që pa nga afër të burgosurit e kampit të Qafës së Barit.

Në statusin e tij në Facebook, Shkreli jep detaje për të burgosurit që, sipas tij, kishin një përqendrim neurotik dhe atmosferën atje të cilat ai i quan të gjitha gri dhe duke e shoqëruar këtë edhe me fotografi.

Ja statusi i Artan Shkrelit:

“K U R . L I R I A . Q E . E . P Ë R H I M T Ë

Fantazmat e Qafë-Barit i hasa në një kantjer pallati në Pukën e 1988-ës. Zëvendësoja për një javë në zbatim mikun tim Tur Zhebo, drejtor kantjeri fare i ri. Hera e parë që shihja të burgosur nga afër… ishin të heshtur e gjithnjë të përqëndruar në atë që bënin; një përqëndrim i pazakontë neurotik.
Nuk kam fjalë sot të përshkruaj sjelljen e tyre ato ditë që ndiqja punimet. Policët nuk linin të fisje me ta, vetëm përmes një tip brigadieri.
Ata të burgosur ishin të gjithë gri… edhe më gri se pejsazhi i Pukës atë dimër; krejt gri, flokët, fytyrat, teshat… vetëm sytë u shkëlqenin shpues majë siluetave të përhimta. Ndofta dikur do shkruaj per ta”.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV