Habit sportisti: Bëj se*ks me tifozet një herë në javë

NICK KYRGIOS (AUS) TENNIS , AUSTRALIAN OPEN, MELBOURNE PARK, MELBOURNE, VICTORIA, AUSTRALIA, GRAND SLAM, HARD COURT, OUTDOOR, ITF, ATP, WTA, 2020, © TENNIS PHOTO NETWORK

Ylli i tenisit australian, Nick Kyrgios ka deklaruar se ai kryen marrëdhënie seksuale me fanset e tij një herë në javë.

Gjatë një transmetimi live ndërsa ishte duke luajtur ‘Fortnite’, në shtëpinë e tij në Australi, ai u pyet nëse ka fjetur ndonjëherë me fanset, dhe përgjigja e tij ishte: Po.

Ai zbuloi detaje se ndërsa ishte duke luajtur një ndeshje me Roger Federer, u hutua nga dikush në turmë, dhe ishte një vajzë, shkruan The Sun.

Më tej tenisti u pyet për marrëdhënien me ish të dashurën ruse, Anna Kalinskaya, për të cilën u përgjigj se nuk kishte asgjë për të treguar vetëm se secili vazhdoi në rrugë të ndara./Përshtati R.G