Koncesioni në Porto Romano, Ilir Meta nuk dekreton ligjin e mazhorancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë në Kuvend ligjin për shtesën e kontratës koncesionare për portin në Porto Romano të Durrësit.

Meta sqaron edhe arsyet e mos-dekretimit të ligjit, i cili u kundërshtua nga Kuvend edhe nga dy ish-ministrat, Ditmir Bushati dhe Ilir Beqaj. Edhe Partia Demokratike reagoi ashpër për koncesionin PPP, duke akuzuar se oligarkët dhe krimi i organizuar do të kishin në Shqipëri portin e tyre privat.

Sipas Metës:

–              Procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit të parashikuara në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, ku përmes negocimit të drejtpërdrejtë janë cenuar njëkohësisht dhe parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike;

–              Marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 125/2013 “’Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’”, të ndryshuar”;

–              Përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

–              Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtë koncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent.

NJOFTIMI I PLOTË

Të fundit

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Lajme të tjera

Web TV