Thirrjet që myslimanët të falen në shesh, Rama: Po nxiten nga patriotë të SHQUP-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër thirrjeve që po bëhen nga besimtarë myslimanë dhe aktivistë të shoqërisë civile, që Bajrami të falet nesër në sheshin kryesor të Tiranës dhe jo në xhamia, siç është rënë dakord midis Qeverisë dhe KMSH-së.

Rama thotë se janë “komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit” që, sipas tij, “janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram”.

Edhe pse nesër, të dielën, do të lejohet hapja e xhamive për faljen e besimtarëve, Rama thotë se duke filluar nga java e ardhshme xhamitë dhe kishat do të lejohen të qëndrojnë hapur, duke respektuar protokollet e sigurisë.

Reagimi i plotë

Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram??

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre?

? PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT?⛪️

Lexo edhe :  Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

❤️ DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË

Të fundit

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga...

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X. Kryetarja e AMA-s, Armela...

Si zgjidhet kriza politike? Reagimi i Albin Kurtit: “Nuk e di, por…”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të...

Lajme të tjera

Web TV