‘Teatri’/ Zef Deda nga Shkodra: Mafia e shembi, çohu o popull!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori shumë i njohur dhe shumë i dashur për shqiptarët, Zef Deda, u bashkua ditën e sotme me  Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit gjatë mbledhjes së firmave për peticionin e rindërtimit në Shkodër.

Ndërsa po fillonte fjalën e tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” dhe tha se nuk duhet lënë që arti dhe kultura të rrënohen.

“Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”,-u shpreh aktori.

Ndër të tjera ai tha se qeveria ka manipuluan artistë të mëdhenj dhe tha se qeveria është një mafie dhe nuk e do artin.

“Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”,- vijoi Zef Deda.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Lajme të tjera

Web TV