Meka bosh për Fiter Bajram, por ja si falen shqiptarët, Muka: Respektoni rregullat anti-Covid, ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendësministri i Arsimi, Taulant Muka ka bërë sot një krahasim se si respektohen rregullat e distancimit social në ditën e festës së Fiter Bajramit.

Përmes një komenti të publikuar në Facebook, shkencëtari Muka sqaron se respektimi i rregullave të distancimit fizik është respekt për jetën dhe shoqërinë! Nëse duam të kemi jetë sociale dhe ekonomike, dhe një kthim sa më shpejtë drejt normalitetit, duhet të edukohemi të respektojmë masat parandaluese.

Në fotot e publikuar nga Muka shihet qartë se sot në Qabe nuk ka pasur thuajse asnjë besim tar në shesh, duke ruajtur respektimin e distancimit social.

Ndërkohë me fotot që janë publikuar sot nga Shqipëria tregohet qartë se nuk është marrë asnjë masë për distancim duke rritur ndjeshëm mundësinë për infektim me Covid-19.

Shkencëtari deklaron se nuk izolim, por liri me rregulla. Komentin e tij Muka e mbyll me një urim për të gjithë shqiptarët, por në veçanti atyre qe kane respektuar rregullat anti-Covid.

Postimi i plotë i Taulant Mukës

Shqipëri vs. Arabi Saudite: Pamjet sot nga Xhamia e Madhe e Arabise Saudite ne Meke! Edhe pse temperaturat ne Meke jane mbi 34°, grumbullimet jane ndaluar per shkak te pandemise, dhe vetem nje numer i vogel i besimtareve jane lejuar ne xhami!

Pra, reagimi im nuk ka te bej me besimin! Respektimi i rregullave te distancimit fizik eshte respekt per jeten dhe shoqerine! Nese duam te kemi jete sociale dhe ekonomike, dhe nje kthim sa me shpejt drejt normalitetit, duhet te edukohemi te respektojme masat parandaluese. Izolim jo, por liri me rregulla!

Urime te gjithe besimtareve, dhe kryesisht atyre qe kane respektuar rregullat anti-Covid ?

Të fundit

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Lajme të tjera

Web TV