Fiter Bajrami, ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Pandemia na privoi nga namazet e përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë edhe në Qarkun e Elbasanit të gjithë besimtarët, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, namazin e Fiter Bajramit që përkoi me këtë të diel të 24 majit e falën nëpër xhamia, sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Në Ceremoninë e Fiter Bajramit në Xhaminë e Dragostunjës në Bashkinë e Librazhdit e cilësuar si një ndër më të rëndësishmet e Qarkut të Elbasanit ishte i pranishëm ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Gjatë ligjëratës së tij para pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në faljen e Namazit ai uroi për më shumë paqe, gëzime, begati, mirëqenie e punë, besimtarët e pranishëm në Xhaminë e Dragostunjës së Bashkisë së Librazhdit që është edhe vendlindja e tij.

Gurra u shpreh se Fiter Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin.

“Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë. Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar”, theksoi Ylli Gurra.

Ai këshilloi dhe sugjeroi që gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga xhamia e Dragostunjës në Bashkinë e Librazhdit lëshoi mesazhe mjaft kuptimplote për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në këtë periudhë kaq të vështirë për të gjithë njerëzimin që është duke u përballur me Pandeminë e shkaktuar nga Covid 19.

Lexo edhe :  Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Gurra theksoi se është koha që të tregohet kujdes maksimal për moshën e tretë në vendin tonë dhe të rinjtë të mos e braktisin vendin. Ndërsa qeveria dhe shteti të marri përgjegjësi më të mëdha për ta begatuar këtë vend të mrekullueshëm.

Pas kësaj periudhe të vështirë ne shqiptarët duhet ta forcojmë edhe më tepër mbështetjen e pakushtëzuar për njëri tjetrin dhe emigrantët shqiptarë kudo ndodhen të orientohet drejt zhvillimit e fuqizimit të bizneseve. Ndërkohë u shpreh Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka ardhur koha t’i kthehet fuqishëm dhënies së shërbimeve në favor të mbrojtjes së çështjes kombëtare sikundër kanë bërë paraardhësit H.Vehbi Dibra e H.Sabri Koçi./fjala.al

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV