Mbretëresha Elizabetë nuk lejon njeri ti afrohet, kujdeset vetë për veshjen dhe flokët gjatë karantinës

Mbretëresha po kujdeset vetë për mirëmbajtjen e saj, mes të tjerash edhe për flokët, teksa vijon të qëndrojë e izoluar në kështjellën ‘Windsor’. Siç raportoi këtë të diel tabloidi britanik “The sun”, edhe në dy daljet e saj të fundit përpara kombit, për të ruajtur shëndetin dhe distancimin social, mbretëresha Elizabetë është kuruar vetë, e mahnitshme kjo për një 94 vjeçare.

Pas dekadash të tëra, në duar të grimierëve dhe parukierëve më në zë të Londrës, tani monarkia ka zgjedhur të kujdeset vetë për look-un e saj. Asnjë i jashtëm nuk ka hyrë në ambientet e kështjellës përgjatë këtyre ditëve sikurse edhe asnjë punonjës i saj, pjesë e stafit të ngushtë, nuk është lejuar të dalë jashtë.

Në kështjellë jetojnë vetëm mbretëresha dhe Princi Filip, i cili në muajin qershor mbush 99 vjeç. Për 23 vitet e fundit, parukieri i mbretëreshës është artisti Ian Carmichael, i cili njihet si më i miri në Londër. Së paku 2 herë në javë, ai viziton Buckingham Palace, për tu kujdesur për pamjen e mbretëreshës.

Monarkja i beson verbërisht atij sikurse edhe ai, ka firmosur një marrëveshje mirëbesimi dhe kurrë jashtë pallatit mbretëror, nuk flet për monarken 94 vjeçare. Një burim pranë pallatit mbretëror thotë se Ian e adhuron mbretëreshën dhe këto ditë është mërzitur që nuk ka mundur të kujdeset për të.

Mbretëresha Elizabetë ndaloi së lyeri flokët e saj në vitin 1990 dhe brenda pak muajve, flokët e bardhë e mbuluan flokun e lyer deri atëherë me produktin e quajtur “Chocolate Kiss” dhe u thinj menjëherë./Fjala.al/Burimi:The Sun