Ngjarje e rëndë/ Var veten 20-vjeçarja, familjarët e gjejnë të pajetë

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një vajzë 20-vjeçare është gjetur e varur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman të Korçës, ku vajza është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët e saj.

Shkaqet e këtij akti nuk bëhen ende të ditura, por Policia po heton për rrethanat e këtij akti që i mori jetën 20-vjeçares. Ndërkohë, familjarët po merren në pyetje për të treguar, nëse kanë pasur apo jo ndonjë konflikt me vajzën.

Policia po heton nëse vajza ka pasur ndonjë debat me familjarët kohët e fundit, apo me persona të tjerë të njohur./Fjala.al