Sportistët nisin stërvitjet individuale, sfidë kilogramëve të tepërta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca është njëra nga vendet që ka shkuar në skaje sa i përket reagimit ndaj epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, madje duke bërë që kampionati i futbollit të mbyllet, por edhe një numër veprimtarish të tjera madhore, si turneu i tenisit “Roland Garro” apo gara e famshme e çiklizmit, Turi i Francës.

Sidoqoftë, duke treguar shumë kujdes, duke ruajtur masat për distancimin social, rreth 30 sportistë francezë, që kanë rezultuar negativë në testin për virusin korona, kanë nisur ditët e fundit stërvitjen në grup.

Ata u përkasin sporteve të ndryshme, si xhudo, peshëngritje, basketboll etj. Por stërvitja e tyre ka nisur me ushtrime individuale, pasi nuk lejohen prekjet, e rikthimi i plotë i xhudos, sidomos duket ende larg. Por ajo që bie në sy midis sportistëve është se të gjithë kanë shtuar disa kilogramë.

“Ne e kemi lënë pas dore pak dietën ushqimore gjatë karantinimit, – thotë duke qeshur  Aksel Klerget. – Tani jemi duke kryer dy seanca stërvitore, plus kardio. Jemi duke u stërvitur në fusha futbolli me bar sintetik, para se të kthehemi në tapetin tonë të xhudos.”

Megjithatë janë ende një numër i madh sportistësh të cilët ende nuk janë të sigurt për të nisur stërvitjen. Duket se ka qenë vendimi i çdo federate për të zgjedhur sportistët me më shumë përparësi për nisur stërvitjen. Fillimisht janë dezinfektuar peshat, tapetet e vendosura për mundjen dhe xhudon, sigurisht për të kryer stërvitje individuale, pa dyluftime.

Sipas ministres së sportit në Francë, Roksana Marasinonu, të gjithë sportet mund të fillojnë stërvitjen, por me nga 10 sportistë. Më pas, duke parë ecurinë e virusit, do të shikohet se si do të procedohet, në fazën e dytë që nis në 2 qershor. Synimi i të gjithë atletëve, është përgatitja për në Olimpiadën e Tokios, e shtyrë tashmë për në 2021-shin./b.b/fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV