“Suksesi qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë”, Meta uron Fiter Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë teksa uron besimtarët që zoti t’u pranojë agjërimin.

Më tej Presidenti citon edhe porosinë e Profetit Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive”, shkruan Meta.

Sipas tij, “Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë.

Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi! Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen”/b.b/fjala.al.

Të fundit

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

“Alien: Earth” – Përbindëshi i tmerrshëm hapësinor i Ridley Scott është vërtet i frikshëm

Krijesa më kinematografike e së keqes vjen në ekranin e vogël, falë mendjes pas ripërpunimit brilant të Fargo-s. Një serial i mbushur me tmerr...

“Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30”, Dua Lipa pushon në Shqipëri

Vera e ka gjetur sërish në Shqipëri këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Pas festivalit Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa sëbashku me partnerin e...

Çopjat në SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV