Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave në Shkodër ditën e sotme. Firmat po mblidhen në hyrjen e teatrit Migjeni për ta rindërtuar sërish Teatrin kombëtar ashtu sikurse ishte.
Ndërkohë aktorët kanë dënuar aktin e kryer dhe bënë thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit, duke i thënë ndal diktaturës.
Artisti i mirënjohur shkodran, Zef Deda ndërsa puthi kolonën e Teatrit bëri thirrje për të mbrojtur demokracinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
”Nuk ka forcë në botë as poste, që mund të lozë themelet e teatrit. Ata e luajtën në mënyrën më vandale e tradhtare. Po të ishim ne, ju artistët shkodranë që bëtë revolucionin në fillim, po të ishte trimi i fortë nga Gjirokastra, po të ishte vlonjati, po të ishte korçari, aty gjithë natën, nuk çohen këta.
Nuk guxon, nën syzet e diellit natën, të një oficeri ushtrie. I cili është zgjedhur aty për të mbrojtur të majtën, gjoja pluraliste tradhtare”, u shpreh Deda./b.b/fjala.al