Dalin emrat/ Këta janë 7 ekspertët që firmosën për shembjen e godinës së teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Minisrisë së Kulturës. Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që I hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit. Por cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit. Sic mund të konstatohet nga CV e këtyre “ekspertëve” asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme.

Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

  1. Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.
  2. Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.
  3. Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;
  4. Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;
  5. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.
  6. Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.
  7. Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Lexo edhe :  Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në Universitetin e Tiranës.

Keto te dhena mbi diplomimet jane bazuar mbi CV dhe biot e stafit ne faqen zyrtare te Ministrise se Kultures.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Lajme të tjera

Web TV