Iku nga dritarja e gjyshes dhe s’u kthye më, asnjë gjurmë nga zhdukja e vajzës së mitur

Një vajzë e mitur në Durrës, rezulton e zhdukur pa gjurmë prej një jave.

Bëhet fjalë për një vajzë 12 vjeçe me iniciale I.V., e cila ka dalë nga dritarja e shtëpisë së gjyshes, pranë Pallatit të Kulturës, duke mos u parë më.

Mësohet se zhdukja e saj ka ndodhur qysh prej 17 majit, ndërkohë që nuk ka gjurmë prej saj.

Bëhet me dije se e mitura largohet në rrethana të ngjashme për të dytën herë.

Nuk dihet ende se ku mund të ndodhet 12-vjeçarja, ndërkohë që kërkimet vijojnë./b.b/fjala.al