“Kemi parë tmerr”, rrëfimet rrëqethëse të gjuetarëve të fantazmave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gjahtarë fantazmash në Luiziana deklaruan se u larguan duke vrapuar nga një shtëpi që është krahasuar me filmin horror ‘Amityville Horror’, pasi kishin hasur aktivitet paranormal.

Dawn Vallot Declout e nxori falas në mars, pronën e vitit 1930, dhe vendasit pohojnë se gjyshja e pronarit Adele, ka pushtuar shtëpinë. Në një vizitë të fundit, Cindy Parr dhe Greg Matlock konfirmuan se të vdekurit mund të jenë mes tyre.

Videoja e marrë nga The Sun, tregon dyshen e cila ka ndjekur fantazmat për rreth 20 vjet, teksa thërret shpirtin në shtëpi dhe befas poshtë një korridori hapet një derë ngadalë.

Ai deklaroi se padyshim ka diçka atje dhe shpjegoi para videos se ata kishin kryer një provë tjetër.

“Në ditën e dytë, në në fakt hymë brenda dhe qëndruam natën, ajo (fantazma e gjyshes) shkatërroi 5 bateri tonat, pasi ata ushqehen me energji”, tha Parr për The Sun.

“Më tej ne i kërkuam asaj një shenjë nëse dëshironte që të largoheshim, ajo fiku një dritë, por ne sërish nuk u larguam.

Dera e dhomës së gjumit, që ishte e zonjës Adele, u hap dhe u mbyll. Padyshim ajo ishte e mërzitur”, tha ai.

Adele vdiq në moshën 90-vjeçare, por gjuetarët e fantazmave dyshojnë se përveç gjyshes, duhet të ketë qenë dhe dikush tjetër në atë shtëpi.

Matlock u shpreh se në 2 të mëngjesit, ndodhi e papritura: Unë u ktheva në dhomë dhe pashë këtë masë të zezë që qëndronte atje, nuk ishte hije apo diçka e tillë, ishte shume e gjerë.

Unë mendoj se nuk ishte zonja e moshuar, unë mendoj se ishte diçka krejtësisht e ndryshme, gjatësia dhe gjerësia ishte shumë e madhe, arrinte në lartësinë e 1.8 metër.

Kur filloi të kthehej, unë mendova ‘Oh jo’, dhe vrapova, mendova se aq ishte gjithçka, ishte e pabesueshme, çdo gjë sikur u ngadalësua.

A isha vetëm unë duke e parë atë, çfarëdo që ishte atje ishte shumë e fuqishme, ishte e keqe.

Ne dolëm jashtë dhe isha jashtëzakonisht i lodhur, ajo gjë mori të gjithë energjinë tonë sa që gjoksi po më dhimbte.”

Shtëpia
Shtëpia

Fillimisht ne menduam mos të ktheheshim sërish në atë shtëpi, por hymë brenda sërish.

Lexo edhe :  Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Aty ndodhi një incident tjetër.

“Ne filluam të dëgjonim të gërvishtura në mure, madje filloi të vinte era urinë, kjo nuk ishte fantazma që kishim imagjinuar ndonjëherë, kjo ishte diçka shumë më e keqe”, shtoi Matlock.

“Ishte sikur po shikonim filmin horror, Amityville, përveç se ne po e përjetonim në realitet. Ajo shtëpi padyshim është më e keqja që kemi vizituar ndonjëherë.”/fjala.al/R.G

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV