Kamatëvonesat/OSHEE: Përfitojnë 131 mijë abonentë, falen 10 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon skemën e re për çështjen e kamatëvonesave. Afati i fundit i aplikimit, në qershor

Rreth 131 mijë abonentë të OSHEE-së mund të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave të faturës së energjisë elektrike. Afati për aplikim është deri në qershor. Shuma që do të falet në total shkon afro 10 miliardë lekë. Kompania OSHE bën me dije se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje. Kompania thekson se kjo kategori ka afat deri në muajin qershor për të përfituar nga falja e kamatëvonesës dhe të lidhë një aktmarrëveshje të re.

Abonentët pa aktmarrëveshje

Sipas të dhënave të sistemit, rezultojnë 137374 mijë abonentë debitorë (familjarë dhe biznese) të cilët nuk kanë një aktmarrëveshje të nënshkruar me kompaninë për shlyerjen e detyrimit të mbartur. Këtyre abonentëve do t’u ofrohet mundësia të jenë gjithashtu përfitues të faljes së kamatëvonesës së krijuar deri më 31 dhjetor 2019.

Për të përfituar faljen e kësaj vlere të kamatës, brenda datës 30 qershor 2020 (nëse nuk ka reduktime të mëtejshme të orareve të qarkullimit), ata duhet të lidhin një aktmarrëveshje me kompaninë dhe të dakordësohen për të paguar me këste vetëm principalin e akumuluar deri në fund të vitit 2019. Shuma totale e pritshme për t’u falur për këtë kategori konsumatorësh arrin në mbi 89 milionë USD.

Abonentët me aktmarëveshje

OSHEE Group ka hartuar paketat specifike përmes të cilave abonentët debitorë do të mund të përfitojnë falje të kamatëvonesave. Rezultojnë 90194 abonentë, prej të cilëve 88518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që aktualisht kanë një aktmarrëveshje me OSHEE-në për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore. Për këta abonentë OSHEE-ja ka vendosur të zbresë plotësisht vlerën e kamatëvonesës së krijuar deri më 31 dhjetor 2019.

Shuma totale e falur për këtë kategori kap vlerën e 46 milionë USD. Pjesa kryesore e kësaj shume, rreth 41 milionë USD, ka si përfitues abonentët familjarë, ndërsa pjesa e mbetur janë konsumatorët e regjistruar si biznes. Për të gjithë këta 90194 mijë abonentë, OSHEE-ja do të riskedulojë menjëherë aktmarrëveshjet aktuale, duke u kryer zbritjen e kamatëvonesës së akumuluar deri më 31 dhjetor 2019, tanimë të falur. Klientët familjarë, të cilët paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste mujore 2500, 2800 apo 4200 lekë/muaj, do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 2000 lekë/muaj.

Kategoria e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe të papunëve, që paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste prej 1200 ose 1800 lekë/muaj, do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 1000 lekë/muaj. Abonentët biznese të cilëve u falet kamatëvonesa e krijuar deri më 31 dhjetor 2019, do të paguajnë tashmë këstet mujore të shlyerjes vetëm  të vlerës së principalit. Afati për faljen e kamatëvonesës dhe riskedulimin e aktmarrëveshjeve të kësaj kategorie abonentësh është deri më 30 prill 2020.

Reduktimi i faturës

Reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura me 1 këst, detyrimeve të krijuara deri më 31.12.2019, është si më poshtë: reduktim kamatëvonese me 70% për klientët familjarë dhe reduktim kamatëvonese me 50% për klientët jofamiljarë. Nga kjo skemë pritet të përfitojnë 60 mijë abonentë. Afati i zbatimit është deri në datën 31 dhjetor 2020.

Lexo edhe :  Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

Këstet – Familjet

Deri në 100 mijë lekë                     12 këste

Deri në 200 mijë lekë                      24 këste

Deri në 300 mijë lekë                      36 këste

Deri në 400 mijë lekë                      48 këste

Deri në 500 mijë lekë      60 këste

Deri në 600 mijë lekë      72 këste

Deri në 900 mijë lekë      84 këste

Deri në 1 milion lekë            96 këste

Deri në 1,5 milionë lekë   108 këste

Deri në 2 milionë lekë    120 këste

Deri në 2,5 milionë lekë 132 këste

DOKUMENTACIONI:

  1. Paraqitja e ID Card, kopje fature ose libreza e dritave
  2. Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës nëse ky i fundit nuk mund të paraqitet: ID e autorizuesit dhe ID e të autorizuarit
  3. Realizimi i përditësimit të të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike (shiko procedurën e përditësimit)
  4. Afatet dhe shumat për ripagesën me këste

Tatimet-bizneseve

Paga e luftës, gjoba për bizneset që nuk aplikuan

Drejtoritë e Tatimeve kanë nisur një fushatë telefonatash kundrejt bizneseve që janë klasifikuar si përfituese të pagës prej 40 mijë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria në kuadër të COVID-19. Duke telefonuar çdo drejtues subjekti, në bazë të nipt-it, tatimet janë në proces verifikimi se cili prej tyre e ka marrë pagën e luftës, kush nuk ka aplikuar apo cilat kanë qenë problematikat që kanë hasur.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, çdo subjekt që nuk aplikon për këtë pagesë për punonjësit e tij, do të gjobitet në masën 50 mijë lekë. Aplikimet  për pagën prej 40 mijë lekësh u hapën më 21 prill dhe, pas kësaj faze, pritet të ketë një fazë tjetër për trajtimin e ankesave të atyre që janë refuzuar.

Nga kjo paketë përfitojnë subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, që kanë mbyllur aktivitetet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë; ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitete, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020; të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitete dhe kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë.

Përfitues do të jenë edhe punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Qeveria ka parashikuar që në total përfitues të jenë 176 mijë punonjës, dhe efektet financiare llogariten në 7 miliardë lekë. Kjo është paketa e dytë financiare për të lehtësuar dëmet ndaj bizneseve, të shkaktuara nga COVID-19, ndërsa në paketën e parë u mbështetën 60 mijë punonjës, kryesisht subjektet e mbyllura, me një pagesë minimale prej 26 mijë lekësh për 3 muaj.

 

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV