“Rimerrni të drejtat tuaja”, PD: Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve antikushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vërtetuar vazhdimisht zgjatjen e fatkeqësisë natyrore deri në qershor, për shpalljen që parashtrohet për pandeminë.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një status në Facebook citon Kushtetutën dhe i bën thirrje qytetarëve që të rimarin në dorë të drejtat dhe liritë e tyre.

Ai thotë se mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlerë kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore më shumë se një muaj pa një vendim të ri.

Sipas tij, kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeministri Rama, që nga 24 maji, ‎e në vazhdim është antikushtetues.

“Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhënia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës në 22.00 të natës në Facebook. Parlamenti ka detyrimin që t’ju mbrojë të drejtat nga qeveria por harrojeni që ky Parlament si shtupë lecke në duart e Edi Rames t’ju mbrojë”, shkruan Bylykbashi.

Ai shton se statistikat e Covid-19 nuk justifikojnë rrëmbimin dhe dhunimin e të drejtave të qytetarëve nga Edi Rama.

Në mbyllje ai bën një thirrje, “Qytetarë, refuzoni që ‘distancimi ‎social’ i neuroneve të Kryeministrit dhe pamundësia e tyre për t’u takuar me njeri-tjetrin në mendime logjike e racionale në interesin tuaj, të dhunojë lirinë tuaj të lëvizjes‎! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja!”/b.b/fjala.al

Të fundit

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë...

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Lajme të tjera

Web TV