Pranga 23-vjeçarit nga Vlora, rrihte dhe përndiqte të dashurën

Ushtruar dhunë ndaj të dashurës dhe e përndiqte, mbi këto akuza policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23 vjeçar.

Mësohet se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë.

I riu u kap në lagjen “Osmën Haxhiu”, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta./l.m/Fjala