Pranga 4 të rinjve në Tepelenë, thyen punishten e mermerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen me thyerje në një punishte mermeri, të ndodhu më 20 maj të këtij viti, duke arrestuar katër autorët e dyshuar.

Në pranga kanë rënë katër të rinj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në një punishte mermeri.

Kapen dhe vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast të vjedhjes me thyerje në një punishte mermeri, ku ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderueshme monetare, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe hetimore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Lexo edhe :  Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin e ri në...

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025! 9-të masat mbështetëse

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe...

Rreth 520 miliardë euro shpenzime, Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për...

Cunami në Japoni shënon viktimën e parë, një grua humb jetën teksa po i largohej dallgëve

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë...

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Këngëtari kryesor i parë i grupit legjendar Iron Maiden, Paul Mario Day, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më...

Lajme të tjera

Web TV