Premier League/ Short për të ftuar tifozët në stadiume

Mbetet pikëpyetja se kujt do ti shkonin biletat dhe "pass" e sponsorëve për të parë ndeshjet. Këtu hyn në skenë ideja e lotarisë.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa në Angli tifozët dhe futbollistët e Premier League janë ende duke pritur për një datë zyrtare për t’u rikthyer në fushë dhe 12 qershori mendohet si optimale, klubet tashmë kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht pasigurisë që lidhet me pandeminë e koronavirusit. Këtë sezon sigurisht që do të luhet pa tifozë dhe me dyer të mbyllura, por në të ardhmen tifozët do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume.

Risia nga ishulli vjen me mënyrën sesi britanikët po organizohen vetë duke menduar për disa zgjidhje alternative siç është shorti.

Përgjegjësi mjekësor i Premier League, Mark Gillett dha edhe detaje: “Situata nuk do të përmirësohet shumë në 6 ose 12 muajt e ardhshëm nga pandemia e Covid-19”. Ai sqaroi se se ose do të luhet vazhdimisht pa tifozë edhe në sezonin e ardhshëm, ose klubet do të duhet të sigurojnë një kapacitet shumë të kufizuar që impiantet e tyre të përputhen me rregullin e distancimit shoqëror. Por mbetet pikëpyetja se kujt do ti shkonin biletat dhe “pass” e sponsorëve për të parë ndeshjet. Këtu hyn në skenë ideja e lotarisë.

Sipas mediave angleze, në lotarinë për të parë ndeshjet do synohet te ata që kanë abonime të vlefshme për këtë sezon, e do konsiderohen të parët edhe për sezonin e ardhshëm. Por çfarë do të ndodhte nëse futbolli detyrohej të luhej pa tifozë deri në vitin 2021? Ndoshta për klubet angleze është më mirë të mendojnë së pari se si të kompensojnë abonentët e sezonit 2019/20, para se ti shtojnë me një faturë të re…

 

Të fundit

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Lajme të tjera

Web TV