Provokimet në kufi/ Ministri turk i Mbrojtjes-grekëve: Thirrini mendjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrolli i detit Egje vijon të mbetet një pikë e nxehtë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë. Edhe së fundmi ka patur tensione midis dy ushtrive, ndërkohë që ka reaguar edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

“Nuk mund të shpjegohen me asgjë provokimet e ditëve të fundit në Egje, megjithë përpjekjet dhe durimin tonë në kuadër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Këto janë nxitje shumë serioze, janë provokime. Kjo nuk do t’u sjellë asnjë dobi atyre (Greqisë). Dua ta shpreh edhe një herë se do të jetë në interesin e të dyja palëve që gjithsecili t’i thërrasë mendjes në lidhje me këtë çështje”.

Deri më sot Turqia ka bërë çdo lloj përpjekjeje për zgjidhjen e incidenteve me dialog dhe mirëkuptim reciprok,- theksoi ministri Akar, ndërsa shtoi se të njëjtat përpjekje Turqia do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV