Shkëlzen Gashi me goditje “klasi”, e vlerëson edhe Rakitiç

Ish bomberi i përfaqësueses shqiptare të futbollit Shkëlzen Gashi ka humbur nga radarët e kuqezinjve prej muajsh, por mbetet një lojtar klasi. Futbollisti nga Kosova u rikthye në Zvicër në merkaton e janarit dhe është bërë pjesë e Aarau, aty ku shkëlqente gati dhjetë vite më parë. Sulmuesi më parë ishte pjesë Colorado Rapids, në MLS por vendosi të rikthehet në kampionatin helvetik.

Atje ai shënoi disa gola shumë të bukur nga distanca dhe një prej tyre është veçuar nga faqja e njohur, “433”. Në Instagram dhe Tëitter është postuar një gol mjaft i bukur, që shoqërohet me komentin: “Nuk mund të ndal së pari këtë bukuri”. Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta. Taulant Xhaka ishte një prej tyre, ndërkohë që komentin me pikant e kishte lënë ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.

“Shumë e lehtë për vëllain tim”, shkruan Rakitic, i cili ka marrë edhe një përgjigje nga sulmuesi shqiptar. “Ivan, po mendoja t’i tregoja botës çfarë mësuam në rini, vëlla”, komenton Gashi.