‘Arrestohet’ zogu, dyshohet se ishte mjet spiunazhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Indi është ‘arrestuar’ një pëllumb që dyshohet se përdorej si mjet spiunazhi nga Pakistani.

Akuza e çuditshme erdhi pasi Geeta Devi, një banore e regjionit Kathua në Kashmir, raportoi se një zog i ngjyrosur me rozë, që mbante një unazë të koduar në këmbë, pasi kishte fluturuar të dielën në mbrëmje drejt shtëpisë së saj.

Në lidhje me këtë çështje Forca e Sigurisë Kufitare në Indi ia dorëzoi pëllumbin policisë, ndërkaq nisi edhe një hetim si “rast i dyshuar spiunazhi” raporton Time of India, përcjell Telegraf.

“Pëllumbi, që dyshohet të jetë stërvitur në Pakistan për spiunazh, ka një unazë me numra dhe shkronja”, tha një burim për media indiane.

“Megjithëse nuk ka sistem monitorues për zogjtë që fluturojnë përtej kufijve ndërkombëtarë gjatë migrimit, një unazë e koduar është gjetur në trupin e pëllumbit, dhe kjo ngjallë dyshimin, pasi zogjtë e tjerë nuk kanë unaza të tilla”, ka shtuar ai.

Rikujtojmë që midis Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar deri më tani katër luftëra dhe tensioni mes dy shteteve mbetet ende i lartë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

Lajme të tjera

Web TV