“Zgjedhorja”/Bylykbashi: Problem krimi zgjedhor. Vasili: Dakordësi për kuotën gjinore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ata informuan për tre çështje të diskutuara, për periudhat zgjedhore, për financimin e partive dhe kuotave zgjedhore.

Por Bylykbashi tha se këto tre çështje nuk janë problematikat kryesore duke theksuar se duhet të garantohet mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lire dhe në sekret të plotë.

Ai deklaroi se u ra dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore në dy periudha nga 15 prill deri 15 maj dhe nga 15 tetor deri në 15 nëntor, kjo sipas tij për të mos pasur ndikim në turizëm.

Por ai cilësoi si problematikë krimin zgjedhor, duke thënë se ajo që duhet patjetër të garantohet, është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar, në mënyrë që ta hedh votën e lirë dhe në sekret të plotë.

“Ajo që ne kemi në diskutim në ditët në vijim, janë masa që rregullojnë rolin e policisë, prokurorisë, SPAK, në goditjen e krimit zgjedhor. Masa që do merren për të mbrojtur sekretin e votës, që kutia e votimit nuk mbushet dhe në mënyrë që të garantohet që janë vota reale dhe jo mbushje kutish nga komisonerët. Duhet garantim që vota është e vërtetë në mënyrë që të luftohet krimi zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Nga ana e tij përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se u dakordësua momenti delikat i kuotës gjinore, në mënyrë që 1 në 3 kandidate të jetë femër.

“Duhet që kuota gjinore të ketë zbatimin e saj në praktikë, për të shmangur historitë e së shkuarës. Përpilimi i këtyre dispozitave mbrojtëse është çështje që besojmë se ekspertët do gjejnë një model të pranueshëm, në mënyrë që të hidhet hap që krijon premisa për një garë të hapur dhe akses të femrës shqiptare”, tha Vasili./b.b/fjala.al

Të fundit

“Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas...

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. "Ne duam t'i ndihmojmë...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Lajme të tjera

Web TV