Guardiola: Nuk jemi special, mjekët kanë në dorë jetën tonë

"Më të mirët, janë doktorët, infermierët, shkencëtarët"tha trajneri spanjoll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu që humbi nënën e tij në Barcelonë për shkak të pandemisë së coronavirus, tani ka një afeksion edhe më të madh për mjekët dhe stafin shëndetësor. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një intervistë me të vërtetë prekëse, duke distancuar botën e futbollit nga termi special.

Numri një i “Citizens” konsiderohet gjerësisht si trajneri më i mirë në botë, por kjo gjë sipas tij, vlen zero, pasi ata që janë me të vërtetë më të mirët, janë doktorët, infermierët, shkencëtarët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur tonat.

“Futbollistët mezi presin të rikthehen, pasi ajo është jeta e tyre. Po ndjekim atë çfarë na kanë udhëzuar, rregullat, protokollin që na është dhënë. Duhet t’i ndjekim, nuk ka alternativë tjetër. Kjo është gjëja kryesore, të bëjmë gjithçka çfarë kemi në dorë që ta luftojmë këtë virus. Kam kuptuar se ne trajnerët, futbollistët, nuk jemi specialë: Njerëz specialë janë doktorët, infermierët, shkencëtarët, pastrueset. Ata vendosin jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar tonat”, tha Guardiola.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV