Mandati i Dvoranit/ Ngjela: S’ka shkelur ligjin, ja kur do të ikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ardian Dvorani nuk është duke shkelur ligjin pasi mekanizmi që po e mban në detyrë është antibllokazh”

Kështu deklaron avokati Sparta Ngjela në “Real Story” teksa analizoi pozicionin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi.

Ai shton se Dvorani do të ikë nga anëtar i Gjykatës së Lartë kur të emërohet anëtari i 9-të ndërkohë që sot kjo Gjykatë ka vetëm 4 anëtarë bashkë me të.

”Nuk mund të ketë korrupsion në një vend ku ka drejtësi të pavarur. Korrupsioni është vjedhje e pandëshkuar. Se vjedhje do ketë. Fenomenet i krijon drejtësia, dhe i krijon për interesa të saj.
Pa mbaruar 60% i gjyqtarëve nuk bëhej SPAK. Tani u bë SPAK. Me përjashtim të gjyqit special, gjithë të tjerat Enver Hoxha i vrau me gjyqtarët e Zogut. I thashë Shefqet Shkupit, i them ore si e bëtë këtë?
Ore më tha je 22 vjeç, gjyqtari është subjekt i ligjit. Atëhere ishin ligjet e njëanshme, jo gjyqtarët. Këta le të thonë ku të duan ku ka ngrënë bukë, ka kontroll. Shpëton po të japë drejtësi. Ata që përjashtuan u përjashtuan, kurse ata që u futën në lojë, i ke parë çfarë kontrolli kanë, fëmijë, gra, mirë që nuk i vunë byzylykun. Jam subjekt i ligjit më tha. Vrau shtresën e vet por tha që është subjekt i ligjit.
Tani këta e kanë në favor drejtësinë. Padrejtësinë nuk e kanë në favor. Rama nuk ka gjë në dorë. Vijmë tek Dvorani, ku ka kapacitet ai të provojë ekzistencën e Dvoranit.
Nuk kam qenë dakord. Për nenin që mban Dvoranin nuk kam qenë dakord. Isha nënkryetar i Komisionit të Ligjeve dhe me potencë. Më thirrën ndërkombëtarët dhe më thanë që bindja ime nuk është dakord. Bllokoje Gjykatën thanë, dhe ne do e mbajmë Gjykatën për vite me 2 veta. Dhe neni është pa ardhur zëvendësuesi, nuk ikën. Pa ardhur i 9-ti nuk ikën. Nuk mund të ikë. 3 apo 4 që ikën u kishte mbaruar mandati. Nuk vijnë zëvendësuesit se e bllokojnë ata. Këtu flitet Dvorani ka shkelur ndonjë ligj, jo. Kam qenë në konflikt dhe është antibllokazh. Ata 4 që ikën i kapi Vettingu dhe i kishte mbaruar mandati. Ligjin nuk po shkel. Do venë 9-të dhe ata nuk nguten fare. Bashkë ishim. A i thashë ministrit të brendshëm, mos u fsheh mbrapa pantallonave të Ramës, po e fiton betejën. ”– tha Dvorani./E.B./Fjala.al

Të fundit

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Lajme të tjera

Web TV