Shembja e Teatrit/ Le Figaro: Më 17 maj u zhduk një pjesë e kulturës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, ka thënë dikush. Të dielën e 17 majit, në Tiranë në Shqipëri, mori fund një pjesë e kulturës shqiptare. Me gjithë demonstratat e shumta dhe një kundërshtimi të ashpër, Kryeministri shqiptar, Edi Rama vendosi të shembë Teatrin Kombëtar.

Forca të mëdha policie arritën para agimit dhe zmbrapsën anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur spraj me piper, djegës për sytë. Në atë moment ekskavatorët filluan të shkatërrojnë kolonën e saj të përparme, që mbante fjalët “Teatri Kombëtar” raporton media franceze Le Figaro.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe që u shndërrua në teatër kombëtar në 1945, ndau shoqërinë duke shkaktuar zemërim, ndërsa  Rama zgjodhi të veprojë gjatë izolimit nga koronavirusi.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit, por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”,-deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në ‘Facebook’.

Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim, i ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg.

“Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin, por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”,-deklaroi kryeministri në një postim në ‘Facebook’.

Protestuesit shtynin policinë që bllokonte hyrjen në vendngjarje dhe lëshonin slogane si: Poshtë Diktatura! Kjo çoi në 37 arrestime. Një polic u dërgua në spital pasi ishte goditur nga protestuesit, ndërkohë që një dëshmitar pa sesi një protestues u plagos në kokë.

Lexo edhe :  "33 vdekje nga uria në 48 orë", Gaza po përjeton tmerr të paparë

Mes personave të arrestuar bën pjesë edhe Alfred Lela, analist mediesh dhe gazetar. Pasi u lirua, deklaroi se policia kishte përdorur forcë të pajustifikuar dhe fyerje. Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, policët goditën me këmbë protestuesit që hidhnin shishe uji. Nga ana e vet, policia deklaroi që akuzat për dhunë ishin të rreme.

Edi Rama vetëm përballë të gjithëve në këtë “shembje ilegale”

Kundërshtarët kryesorë të ndërtimit të një teatri të ri, pohuan që punimet i ishin dhënë njërit prej partnerëve të privilegjuar të qeverisë, pa qenë pjesë e një thirrjeje për tender. Ndërtimi i disa kullave është i përfshirë në marrëveshje.

Qeveria socialiste e tërhoqi këtë plan në muajin shkurt. Protestuesit thanë që me ligj duhen gjashtë muaj për të miratuar një ligj të ri dhe se qeveria nuk i ka siguruar lejet për të vijuar shembjen.

Javën e shkuar, Mariya Gabriel, Komisioniere e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, kërkoi që të zhvilloheshin diskutime shtesë para se të merrej një vendim për teatrin.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, tha që shembja “ishte ilegale” dhe se ajo gjithashtu “shembi bazat e shoqërisë”.

Presidenti Ilir Meta, i cili luan kryesisht rol ceremonial në qeverisje, u ankua në Gjykatë Kushtetuese për këtë shembje, të cilën ai e përshkroi si “krim ligjor, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.k.t/Fjala.al/

Të fundit

‘Plas’ sherri me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit...

Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, Teuta!/ Fotot nga ceremonia familjare

Ish-deputetja dhe e vajza e vetme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar zyrtarisht një ditë më parë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë...

Macron padit influenceren e njohur, përhapi thashethemet se Brigitte ka lindur burrë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ngritur një padi për shpifje ndaj influencers amerikane Candace Owens në një...

O.Henri, ditët e burgut ordiner të mjeshtrit të tregimeve të shkurtra

Nga Leonard Veizi Ai ishte një shkrimtar amerikan i tregimeve të shkurtra, tregimet e të cilit romantizonin të zakonshmen, në veçanti jetën e njerëzve të...

U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Një i paraburgosur ka humbur jetën në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Besnik Koçiu ishte vendosur ë Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)...

Lajme të tjera

Web TV