S’kishte ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore, ja çfarë po kalon Danimarka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia e Danimarkës po përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit.

“Është serioze”, tha të martën ministri danez i Financave, Nicolai Wammen.

“Kriza e koronavirusit me gjasë do të ndikojë ekonominë e Danimarkës edhe për disa vite. Por, ne kemi shtruar rrugën për dalje nga kriza dhe kemi ndërmarrë tashmë hapat e parë të rëndësishëm”, tha ai.

Në muajin prill, Wammen ka thënë se Danimarka përballet me një nga “kapitujt më të errët” në historinë e saj, pasi qeveria ka parashikuar tkurrje të ekonomisë për 3 deri në 6 për qind, këtë vit.

Ministria e Financave tani parashikon që ekonomia të tkurret për 5.3 për qind.

Para krizës me koronavirus, parashikimi ka qenë për 1.5 për qind rritje.

Gjatë krizës financiare më 2009, ekonomia daneze është tkurrur për 4.9 për qind.

Danimarka ka miratuar paketa ndihme për ekonominë e saj, në vlerë prej mbi 40 miliardë eurosh.

“Paketat e përkohshme të ndihmës duhet të hiqen dhe të zëvendësohen me investime dhe iniciativa të mençura, për të filluar aktivitetin ekonomik”, tha Wammen.

Danimarka ka qenë ndër vendet e para që është izoluar në muajin mars për të frenuar epideminë e koronavirusit dhe ka qenë një nga të parat që ka nisur të rihapet, pas vënies nën kontroll të saj.

Danimarka ka konfirmuar mbi 11,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 563 viktima./rel/

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV