Aleati i PD-së del kundër Bashës: Ai nuk ka vullnet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Repolitix është shprehur hapur kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Basha nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin, pavarësisht presionit që ka nga aleatët apo shoqëria civile.

Më tej Duka thotë se PS-PD së bashku me LSI-në e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, dhe se Reforma Zgjedhore do të jetë thjeshtë një arnim i Zgjedhores, dhe jo një reformë rrënjësore.

“Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej me sistemit. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistem ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin.

Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s’më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën.

Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por me sistemin s’do merremi se s’kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s’kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë”, u tha Agron Duka.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV