Betohet Rama: Unë nuk vras e nuk vjedh

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij në “Facebook” mohoi akuzat që i hedhin të tjerë, pasi sipas tij e vërteta është që ai nuk vjedh dhe nuk shpif. Ai pretendon se puna që ai bën si kryeministër e sheh si një mision, s’do e duronte dot asnjë minutë.

“Nëse do t’ë kthehesha mbrapsht, nuk do t’u përgjigjesha më plot komentatorëve fyes, brutal, të faqes sime në Facebook. Unë nuk di t’a bëj këtë punë kaq të rëndësishmë për një populll dhe një vend të të tërë pa pasion, pa gjak, pa luftë për bindjet e mia dhe për të vërtetat e mia. I mbroj bindjet e mia me forcë dhe të vërtetat e mia pa rezervë dhe kjo për shumëkënd, për nga mënyra sesi unë e bëj këtë mund të duket arrogancë, mbase edhe është. Por, ajo që unë di me siguri, duan apo s’duan, e po të duan le të hidhen përpjetë ata që bërtasin për të kundërtën është se unë nuk vras, unë nuk vjedh, unë nuk shantazhoj unë nuk shpif, unë nuk fle para të tjerëve, unë nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës dhe shkurt fare, unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar. Sikur të mos e jetoja këtë punë si mision, për vendin e stërgjyshërve, gjyshërve dhe fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve të mi, si një privilegj të jashtëzakonshëm për të kuruar sa më shumë njerëzit dhe kuruar sa më shumë nga plagët e shumta të së shkuarës, s’do e duroja dot një minutë.” deklaroi Rama./E.B./Fjala.al