Koleksioni i çmendur që shkon në 3 mln paund i makinave të David Beckham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë pak personazhe të famshëm të botës së showbizit kanë ndërtuar ndër vite një koleksion të ngjashëm me atë të David Bekcham, me ish futbollistin të dashuruar me makinat e të gjitha llojeve, nga sportivet tek Rolls-Royce, Hummer etj. Beckham ka shpenzuar mbi 3 milionë paund për të blerë makinat e tij ndër vite. Ai zotëron më shumë se 30 automjete dhe motorrë, të cilët i mban në garazhdin e tij dhe kujdeset vetë për to.

Teksa vijon të qëndrojë në izolim në shtëpinë në Cotsëolds me bashkëshorten Victoria dhe fëmijët e tyre, kur ka dalë për pazar, është fotografuar vetëm me makinën e tij tip Land Rover Defender. Për 6 muaj Beckham nuk arriti të drejtojë asnjë nga makinat e tij, pasi u kap në 2018 duke folur në telefon ndërkohë që drejtonte automjetin e tij tip Bentley.

Përvecse iu mor patenta, ish futbollisti i Kombëtares Angleze u gjobit me një shumë të majme. Pavarësisht pasionit për makinat e bukura dhe mirëmbajtjen e tyre, Beckham është përplasur 3 herë në tre raste të ndryshme me 3 makina të ndryshme, të gjitha luksoze. Makina e tij e parë është në Volksëagen Golf e vitit 1994, të cilën e shiti në 2015, paratë e së cilës shkruan për bamirësi.

Super makina e tij e parë ishte Porsche 911 Carrera në vitin 2997, me të cilën dilte në atë kohë me të dashurën Victoria. Edhe atë e shiti në 2008, për 50 mijë paund. Ky do të ishte Porsche i parë që ai do të blinte. Rradhën e kishte Porsche 911 Turbo, për shumën e 70 mijë paund. Por David njihet për dashurinë e pasionin e tij për makinat Jaguar.

Pjesë e koleksionit të tij janë tre makinat Ferrari, Ferrari 612 Scaglietti, Ferrari 360 Spider dhe 550 Maranello, që kushtojnë mbi 100 mijë paund secila. Por ndër më të shtrenjtat është Lamborghini Gallardo, që kushton 149 mijë paund. Më pas ai i ka shtuar koleksionit të tij edhe makina Aston Martin V8 Volante apo Chevrolet Camaro. Nuk mungojnë as makinat BMW, nga M3, 645 dhe një X5, sikurse edhe 4 makina audi, përfshirë edhe RS6.

Lexo edhe :  FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Ndërsa Rolls Royce e blerë në 2012 kushtoi plot 326 mijë paund. Makina e preferuar e Victoria mbetet Range Rover Sport, Cadillac Escalade dhe Mercedes CLK. Vitin e shkuar David shpenzoi edhe 208 mijë paund për McLaren 720S./Fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV