Rama: Shqiptarët nuk do paragjykohën më për shkak të emrit ‘albanese’

Në komunikimin e fundit sa i përket masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e palodhur të infermierëve dhe mjekëve shqiptarë që qëndruan në ballë të kësaj lufte.

Rama veçoi dërgimin e infermierëve në Itali për të ndihmuar në përballimin e pandemisë, si një hap të ri të qytetërimit të shqiptarëve në vendin fqinj.

“Shqiptarët nuk do të paragjykohen më për shkak të emrit albanese”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë qenë gjithnjë në ballë të punës së tyre përgjatë këtyre 30 viteve të vështira të tranzicionit shqiptar.

Sa i përket aftësisë së sistemit shëndetësor për të përballuar pandeminë, Rama tha se kjo provë kaloi me sukses.