EKSKLUZIVE/ Lorenc Trashi: Jam realist, Partizani ka pak shanse për të fituar titullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina/ Lorenc Trashi: Kishte dhe anë pozitive, nga izolimi u rikuperova e nuk humba asnjë ndeshje të Kombëtares

Nga Katerina Tafa

Për titullarin e skuadrës së Partizanit, Lorenc Trashin, mundësitë e rikthimit të klubit të kuq në garën për titullin kampion janë shumë të pakta. Futbollisti që vazhdimisht ka ndërruar një sërë pozicionesh në fushën e lojë, e që ka spikatur më shumë në atë të mbrojtësit të majtë, tha se duket e vështirë në këtë fazë të lojës dhe me pikët që ka Partizani, të thuash se mund të fitosh.

Mundësitë të jem realist janë pak të vështira sepse nuk janë pak 10 pikë diferencë në mos gaboj, por ne do luajmë deri në fund dhe më pas do shohim çfarë kemi arritur.”- u shpreh Trashi në një intervistë për gazetën “Fjala”.

Lojtari i Kombëtares theksoi se periudha e karantinës ka për të lënë shumë pasoja negative, pasi sipas tij të gjithë ekipet nuk do jenë në formën e tyre të mëparshme, ndërsa theksoi se shpreson për një reflektim te skuadra e tij.

“Unë mendoj që të gjithë ekipet do ta vuajnë fizikisht, por nëse ndonjë ekipi i ka shërbyer për mirë për të reflektuar kur të rikthehet shpresoj të ndikojë dhe tek ne kjo gjë.”-vijoi ai.

Ndër të tjera futbollisti i Partizanit shprehu dëshirën e madhe për një transferim në një kampionat më të fuqishëm se ky i yni.

“Po unë kam vite që pres një transferim në një kampionat më të fortë edhe shpresoj ta finalizoj sepse objektivi im i vetëm është të provoj veten në një kampionat më të fortë.”-tha ai.

“Ndërsa nuk mohoi as mundësinë e kalimit në një klub tjetër brenda Kategorisë Superiore edhe pse siç e theksoi ai është “i dashuruar me Partizanin”.

“Në futboll kurrë mos thuaj kurrë sepse ne jemi profesionistë, por që e mendoj shumë të vështirë veten me një fanellë tjetër në Shqipëri. Jam i dashuruar me Partizanin.”-deklaroi Lorenc Trashi.

Intervista

U bënë disa vite tashmë me ekipin e Partizanit, mund të na tregosh disa nga momentet më të bukura dhe me të vështira që ke kaluar me kampionët e Shqipërisë?

U bën plot 6 vite që un jam pjesë e familjes së madhe të Partizanit. Mendoj që më të vështira kanë qenë vitet e para të miat te Partizani, pasi shpesh herë kemi qenë pranë titullit dhe në fund e ka marrë Skënderbeu. Momenti më i lumtur padyshim ka qenë fitimi i titullit kampion, pasi kisha kaq vite që e prisja atë kupë dhe në fund e arrita, është një moment i paharrueshëm.

Përpara Partizanit ke luajtur edhe me skuadra të tjera, gjatë gjithë karrierës tënde cilën do veçoje si më të mirë dhe ku e ke gjetur veten më shumë?

Unë nuk kam ndërruar shumë skuadra, kam luajtur disa vite në qytetin tim të lindjes, Gramshin, më pas u transferova te Lushnja një sezon, pastaj e gjithë karriera ime flet e lidhet me Partizanin dhe padyshim që te Partizani e kam gjetur veten më shumë.

Çfarë mendoni se do donit të kishte qenë ndryshe në kaq vite te skuadra ku ndodheni, ndonjë rezultat ndeshje apo marrëdhënie me pjesëtar të klubit, dhe pse?

Në lidhje me Presidentin nuk është se do doja të ndryshoja diçka sepse kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe është një njeri i mrekullueshëm. Do doja të kishte qenë ndryshe historia e eliminimeve nga kupa sepse u bën kaq vite te Partizani dhe e njëjta gjë na ka ndodhur thuajse gjithmonë, kemi dalë jashtë objektivave që në ndeshjen e parë.

Si ka qenë periudha e karantinës për ju?

Periudha e karantinës dua të them ishte e vështirë sepse nuk ke kontakt me futbollin fare dhe kjo ndikon shumë te një sportist. Gjithsesi ka dhe një anë të mirë të medaljes, pasi me qëndruar më shumë me familjen dhe le të themi që na e ka lehtësuar pak këtë situatë familja.

A mund të na thoni që ky pushim ishte pozitiv për ju në mënyrë që të mos humbisnit ndeshje nga dëmtimi i marrë përpara kësaj situate?

Me thënë të drejtën dëmtimi ka qenë shumë i rëndë, prandaj edhe më shërbeu pak situata e pandemisë sepse edhe me Kombëtaren do humbisja 2 ndeshje miqësore dhe do isha mërzitur shumë. Megjithatë tani jam mirë dhe shpresoj të kap formën time shumë shpejtë.

Lexo edhe :  Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Si ka qenë stërvitja te Partizani pas rikthimit, mund të na flisni pak me detaje për masat e marra nga klubi dhe si keni bashkëpunuar me shokët e ekipit?

Po stërvitja nuk është më normale si më parë sepse mundohemi të respektojmë disa rregulla që na janë udhëzuar dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë.

A respektohet nga të gjithë dhe në çdo çast distancimi nga njëri-tjetri?

Tani futbolli është i tillë që nuk e shmang dot kontaktin me njëri-tjetrin duam aspo s’duam ne, por që nde mundohemi t’i respektojmë aq sa mundemi rregullat dhe para çdo stërvitjeje na bëhet matja e temperaturës.

Po në ekip si e shihni që ka ndikuar kjo gjendje?

Po në ekip normalisht që ka ndikuar për keq sepse të gjithë lojtarët kanë humbur formën e tyre fizike edhe pse ne jemi ushtruar online me stafin çdo ditë gjatë periudhës së karantinës.

Mendon se kjo pauzë do e rëndojë ekipin ku ju luani, apo mund të cilësohet si një periudhë reflektimi për t’u rikthyer më të fuqishëm në garë?

Unë mendoj që të gjithë ekipet do ta vuajnë fizikisht, por nëse ndonjë ekipi i ka shërbyer për mirë për të reflektuar kur të rikthehet shpresoj të ndikojë dhe tek ne kjo gjë.

Sa janë mundësitë sipas jush që Partizani t’i afrohet dhe ta marrë titullin kampion edhe këtë vit?

Mundësitë të jem realist janë pak të vështira sepse nuk janë pak 10 pikë diferencë në mos gaboj, por ne do luajmë deri në fund dhe më pas do shohim çfarë kemi arritur.

Përveç ekipit ku luani, kë shihni si pretendentin kryesor të titullit për këtë sezon?

Pretendenti kryesor dihet Tirana sepse flasin pikët vetë, por gjithsesi përderisa matematika i lejon ekipet e tjera të pretendojnë, mendoj se janë 2-3 ekipe pretendente.

Nëse do u jepej mundësia për transferim në një kampionat të huaj në këtë çast a do pranonit dhe nëse po cila do ishte skuadra ku do donit të luanit?

Po unë kam vite që pres një transferim në një kampionat më të fortë edhe shpresoj ta finalizoj sepse objektivi im i vetëm është të provoj veten në një kampionat më të fortë.

Dhe a mendon që nëse do të luanit në një skuadër të huaj do kishit më shumë mundësi për të qenë pjesë e 11-es startuese të Kombëtares?

Jo nuk e mendoj kështu sepse Kombëtarja ose më saktë stafi i Kombëtares ka treguar që i ka dhënë mundësi shumë lojtarëve të rinj. Kombëtarja nuk funksionon në qoftë se luan jashtë je në formacionin e saj, por punon me thelbin në qoftë se ti e meriton nuk ka rëndësi në çfarë kampionati luan.

Po një transferim brenda Superligës a do e merrnit në konsideratë, nëse do ishte shumë i tundueshëm?

Në futboll kurrë mos thuaj kurrë sepse ne jemi profesionistë, por që e mendoj shumë të vështirë veten me një fanellë tjetër në Shqipëri. Jam i dashuruar me Partizanin.

Nga pozicionet që zakonisht mbani në fushë, në cilin mendoni se jeni më shumë efektiv dhe i kënaqur nga vetja në sulm apo mbrojtje dhe pse?

Unë kam luajtur në shumë pozicione në fushë, por më shumë e shoh veten mirë si mbrojtës i majtë dhe më pëlqen shumë.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të luajtur, a mendon se rikthimi i ndeshjeve është vendimi i duhur në këtë situatë ku ndodhemi?

Unë mendoj që futbolli duhet të rikthehet, duke parë edhe kurbën në Shqipëri që është duke rënë edhe nuk kemi shumë raste mendoj që duhet të jepet OK.

Ndonjë mesazh që do donit të jepnit për të gjithë?

Shpresoj dhe uroj ta kenë kaluar sa më lehtë të gjithë shqiptarët këtë kohë pandemie dhe uroj sa më shpejt kthim në normalitet.

 

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV