“Kjo është e turpshme”, Rama paralajmëron punëdhënësit: Keni 1 javë kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë sot me një paralajmërim të prerë për ata punëdhënës që nuk kanë bërë detyrën për plotësimin e aplikimeve për punonjësit e tyre, që duhet të përfitojnë pagen e luftës.

“Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi”-shkruan Rama.

Me tej, ai thekson se ata kanë vetëm një javë kohë, pas të cilës, nëse nuk veprojnë, do të ndëshkohen.

“Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm”- thekson Rama.

Mesazhi i plotë

PARALAJMËRIM PËR DISA PUNËDHËNËS DHE NJOFTIM PËR DISA MIJËRA PUNONJËS

Punëdhënësve:

Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës – më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar – të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!
Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.
Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Punonjësve në fjalë:

Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

❤️ Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju’a mohon?

UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM dhe ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON?

#BashkëpërShqipërinëqëDuam??☀️”

Të fundit

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV