Rudina Hajdari, Ramës: Keni dashur të merrni edhe Teatrin e Kukullave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend shpjegime nga kryeministri Rama për shembjen e teatrit.

Hajdari tha se Rama kërkon që ti përçajë artistët. Sipas saj, kur Rama ka qenë kryetar bashkia ka tentuar të marrë edhe Teatrin e Kukullave, por u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

“Zoti Rama ju i përçatë artisët. Çështja këtu është a duhet t’i ruajmë këto vlera kulture? Këtu ndahet bota civile nga ajo barbare. Është një opsesioni juaj dhe e keni thënë para një seance. Unë nuk dua të bëj prokuroren. Por uroj që ti të jesh një ditë tek banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra.  Ju zoti kryeministër në 2000 keni qenë kryetar bashkie jeni munduar për të marrë atë truall.

Por në pikën 4 të këtij vendimi thuhet se këto monumente duhet të ruhen. E dini ju që nga 2000-2017 nuk është bërë asgjë për atë teatër. A mos është bërë kjo në mënyrë të qëllimshëm. Nuk ka mundësi që në 17 vite të mos vihet dorë, ndërkohë që ka qenë i mbrojtur me ligj.  Akti tjetër që keni bërë është se sapo keni ardhur në qeveri, e keni përgjysmuar këtë qendër historike. Pse e keni dashur atë truall. Kur erdhi puna tek teatri ju prekët shumë njerëz.  

Rezulton dhe një gjë tjetër që keni bërë zoti kryeministër. në vitin 2000 ju keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar. E ka bërë sepse ka qenë në kundërshtim të kushtetutës. Teatri Kombëtar është institucion që duhet të mbrohet me ligj dhe nuk i transferohet bashkisë me VKM.

Edhe këtu jeni në shkelje. Ky opsesioni juaj do ju kushtojë rëndë. Është një shprehje që thotë: Ai që do të kontrollojë të tashmen do të kontrollojë të shkuarën dhe ai që do të kontrollojë të ardhmen. Ju po kontrolloni të tashmen sepse keni opsesion me të kaluarën. Por ata artistë që duan të ruajnë të shkuarën duan të mbrojnë të ardhmen”, u shpreh Hajdari.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV