U përpoqën të bashkonin djalin me familjen e tij në Korenë e Jugut, pushkatohet çifti

Një çift të martuarish janë ekzekutuar pasi po tentonin të largoheshin nga Koreja e Veriut gjatë karantinës.

Burri dhe gruaja u ekzekutuan teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Koreja e Veriut së bashku me nipin e tyre 14-vjeçar.

Çifti i cili besohet se ishin te të 50-tat e tyre po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpia e tyre në Hyensan, në provincën Ryanggang në mes të karantinës së rreptë.

Çifti po përpiqej të dërgonin nipin e tyre të prindërit e tij që ndodheshin në Korenë e Jugut, janë shprehur anonimisht vendasit për ‘RFA Koreane Service’.

“Më herët këtë muaj dëgjova nga një I njohur në departamentin e sigurisë se një familje është qëlluar për vdekje teksa përpiqej të largohej nga vendi.” u shpreh njëri prej vendasve.

Djali ishte djali i vëllait të vogël të gruas, i cili më parë ishte larguar në Korenë e Jugut, thuhet në raportin e “RFA Koreane Service”.

14-vjeçari i shpëtoi ekzekutimit për shkak të moshës, por xhaxhai dhe tezja e tij u pushkatuan pasi u torturuan derisa pranuan planin e tyre, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë thashethemet për vdekjen e tyre janë përhapur në të gjithë rajonin./Fjala.al/R.G