Anëtarësimi në BE/ Ngrihet grupi negociator për bisedimet

Është ngritur një grup negociator i Shqipërisë, i cili do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Cakaj mbyll postimin e tij se anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë…

Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!

Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë./E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2630516920551266/?type=3&theater