“Bëj sevap se gjynah”/ Dojna Mema tregon ç’i ndodhi kur u ndalua nga policia

Moderatorja  shqiptare, Dojna Mema, ka treguar një episod të pazakontë që i ka ndodhur ditën e sotme.

Ajo është ndaluar nga policia teksa po qarkullonte me makinë në kryeqytet, por e veçanta është reagimi i një person rreth të 40-ve që është ndodhur aty pranë. Ai i kishte kërkuar policisë që ‘të bënte sevap’ dhe ta falte.

Këtë episod moderatorja e ka treguar përmes një postimi në “InstaStory”, e cila shkruan: “Situatë reale: Më ndalon polici se u futa gabim dhe një burrë tek të 40-tat, shumë seriozisht i thotë ‘Bëj sevap se gjynah, femër”./E.B./Fjala.al