Greqia hap kufijtë me disa shtete pas pandemisë, përfshihet dhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka bërë një listë me 29 shtetet që do të hapë kufijtë pas pandemisë së koronavirusit. Pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit, Gjermania, e cila kryesorja për turizmin në hyrje për  Greqinë, por edhe me vende të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit lista e vendeve është si vijon: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Ndërkohë vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.

Kjo listë do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku dhe emrat e rinj do të shpallen me kohën. Ndërsa më tej Ministria e Turizmit e Greqisë ka bërë me dije se në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Lajme të tjera

Web TV