Konfirmohen me koronavirus 3 mjekë në një qendër shëndetësore

Tre mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë janë prekur nga koronavirusi.

Ata janë testuar ditën e djeshme dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë, por nuk dihet gjendja e tyre.

Lajmi raportohet nga ‘ora-news’, duke cituar burime. Ndërkohë po kryhet dezinfektimi i ambienteve. Po ashtu i është bërë tamponi stafit të kësaj poliklinike.

Gjatë javës së fundit është shtuar numri i të prekurve, ku vatra kryesore vijon të jetë kryeqyteti./fjala.al